Ministria e Brendshme apelon qytetarët të mos përdorin mjete piroteknike gjatë festave të fund vitit.

Përmes një ushtrimi publik në Qendër të Shkupit, dikasteri i brendshëm shpalosi para opinionit pasojat e mundshme nga shfrytëzimi i mjeteve piroteknike gjatë festave që pasojnë. MPB paralajmëron rritjen e kontrolleve nëpër pikat e dyshimta për shitje ilegale. Përdorimi i mjeteve piroteknike paraqet vepër penale e paraparë në Ligjin për kundërvajtje dhe Kodin Penal, dispozita të cilat parashikojnë gjoba dhe dënime me burg, shkruan Alsat.

“Qëllimi i këtij ushtrimi është që t’i bëjmë apel qytetarëve të mos shfrytëzojnë mjete piroteknike. E dini se në këtë periudhë para festave të fund vitit kemi përdorim masiv të tyre, gjë që mund të jetë e rrezikshme dhe çdo vit në të gjithë botën rezulton me numër të madh të lëndimeve”, tha Toni Angellovski, Zëdhënës i MPB-së./Alsat.mk