Në aksin rrugor Mavrovë – Dibër tek fshati Kosovrast mëngjesin e sotëm nga ora 6:30 lejohet qarkullimi vetëm i automjeteve të lehta transportuese, i cili zhvillohet me devijim. Ndalesa për qarkullim vlen vetëm për automjetet e rënda transportuese.
Rruga ka qenë e mbyllur për qarkullim në të dy drejtimet prej mbrëmë në ora 2.15 për shkak të rrëshqitjeve të dheut.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagura, në pjesët malore në disa vende ka mbetje të borës në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë”, informon LAMM në raportin e mëngjesit.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Comments are closed for this post.