Regjistrohet temperatura minus shtatë gradë Celsius në mëngjes në Kodër të Diellit ku ka trashësi më të lartë të dëborës prej 75 centimetra. Në Mavrovë janë regjistruar -4 gradë, -3 në Krushevë, -1 në Prilep, Berovë, Dibër dhe Vinicë, 0 në Tetovë, Strumicë, Manastir, Ohër dhe Pretor, 1 gradë në Shtip, Kumanovë dhe Kriva Pallankë dhe dy në Shkup, Dojran, Demir Kapi, ndërsa 4 gradë në Gjevgjeli.