Deri më 15 janar do të përfundojë procedura për ndryshimet kushtetuese. Sipas përvojave nga debatet në Kuvend nuk duhet të zgjatë më shumë se pesë deri gjashtë ditë.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi dje në takim me gazetarët tha se edhe mungesa e paparalajmëruar e opozitës lë mundësi kjo të përfundojë edhe më herët. Seanca për ndryshimet kushtetuese të cilat rrjedhin nga Marrëveshje me Greqinë është caktuar për 9 janar.

Në lidhje me refuzimin nga ana e presidentit Gjorgje Ivanov për të nënshkruar këto dy ligje, Xhaferi thotë se ai e ka për detyrë ta bëj atë, sepse, siç potencon vullneti i Kuvendit, nuk mund të pengohet dhe kjo do të realizohet. Sipas Xhaferit, ligji për ratifikimin e marrëveshjes, së bashku me atë për përdorimin e gjuhëve do të dërgohet në Gazetë zyrtare pa nënshkrimin e presidentit Ivanov.

“Kjo do të ndodhë kur t’i dërgoj në Gazetën Zyrtare. Nënshkrimi im është aty. Ajo është një vendim”, tha kryetari i Kuvendit të Maqedonisë.