Një tërmet me intensitet prej tre gradësh sipas shkallës makrosizmike evropiane është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 06:48, në pjesët jugore të vendit.

Epiqendra ishte 138 km në jug të Shkupit në Greqinë fqinje, me magnitudë lokale 3.1, sipas Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore në Shkup.