Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka urdhëruar ndalimin e menjhëreshëmt të mbështetjes federale për imipantet e qymyrit dhe projekteve të tjera me intensitet karboni.

Kjo, sipas mediave në Amerikë, përben ndryshim të madh politikash qe sipas tyre, janë krijuar për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të përshpejtuar energjinë e rinovueshme në mbarë botën.

Ky vendim, për herë të parë ndalon mbështetjen e qeverisë amerikane për sipërmarrjet e ardhshme, duke ndikuar kështu potencialisht në miliarda dollarë financime vjetore.

“Angazhimi ynë ndërkombëtar për energjinë do të përqendrohet në promovimin e energjisë së pastër, avancimin e teknologjive inovative, rritjen e konkurrencës së teknologjisë së pastër të SHBA-së dhe ofrimin e financimit dhe asistencës teknike për të mbështetur tranzicionet neto në të gjithë botën”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Bloomberg.

Tutje, administrata Biden ka bërë të ditur se qeveria e SHBA-së do të ndalojë mbështetjen për këtë lloj energjie, ajo shtoi se nuk do të kërkojë në mënyrë aktive të pengojë kompanitë amerikane që të ndërtojnë projekte të varura nga qymi, nafta dhe gazi jashtë shtetit

“Për sa kohë që ka kërkesë për produkte, teknologji dhe shërbime të energjisë fosile në tregjet globale, qeveria amerikane nuk do të qëndrojë në rrugën e kompanive amerikane që janë të gatshme dhe të afta për të përmbushur këto nevoja”, thuhet në udhëzimin për ambasadat.

“Qeveria amerikane do të vazhdojë të ndihmojë kompanitë amerikane të energjisë, veçanërisht bizneset e vogla dhe të mesme, të arrijnë objektivat e tyre tregtare pa kompromentuar ambiciet globale të klimës”, shkruan Bloomberg.