Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave në Shqipëri, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur se në janar të 2022 do të nis rindërtimi i bazës ajrore të Kuçovës.
Ai u shpreh se familjet që do të preken nga ky projekt do të shpronësohen sipas vlerës së tregut pa asnjë vonesë.
“Sapo miratuam një vendim që lidhet me projektin më madhor në fushën e zhvillimit të infrastrukturës, të FA, baza ajrore e Kuçovës, e cila me vendimin e sotëm i hap rrugën fillimit të punimeve. Në janar do të vendosim gurin e parë për bazën e Kuçovës. Një lajm i mirë për të gjithë ato familje që preken nga vendimi i sotëm i shpronësimi, sepse do të shpronësohen sipas vlerës së plotë të tregut dhe pa asnjë vonesë”.
“Është një lajm i dyfishtë pozitiv edhe për banorët e zonës përreth, sepse është mbi 50 milionë euro investim, që do të thotë punësim, zhvillim ekonomik për të gjithë zonën përreth. Do të kemi një bazë taktike ajrore të NATO, që do të thotë më shumë siguri, sot dhe nesër. Do të nisim punën brenda pak javëve pasi të mbyllim shpronësimet”, u shpreh Peleshi, shkruan tch.
Comments are closed for this post.