Mbrëmë gjatë spektaklit, Donaldi dhe Beatrix u pyetën se si i kanë përjetuar këto ditë.
Me fjalët që ka thënë Donaldi, është shprehur edhe njëherë se do ta vazhdojë lidhjen me Beatrixin
“Ka qenë realisht shumë, shumë presion.E dija që e gjithë kjo situata do ishte në disfavor për mua. E dija që deri diku do shkonte keq, por unë nuk doja ta ndaloja veten time dhe nuk e ndaloj veten time. Kur e ndiej diçka dua ta bëj, sepse do gënjeja veten time, e nuk dua ta gënjej veten time.Më erdhi keq për Triksën, sepse unë e kam thënë edhe kur ka qenë Semi brenda që jam single,e kisha bërë të qartë.Nuk e di se çfarë kupton publiku me single.
Një mesazh, një letër, mund të ishte bukur për publikun, por për marrëdhënien time që kam pasur jashtë nuk kanë funksionuar asnjëherë mesazhet e letrat. I bëj gjërat ashtu siç i mendoj,jo ashtu siç i shohin të tjerët. Më erdhi keq për Triksën, sepse doli si gruaja që u kap në shtrat me një të martuar.Unë nuk e shoh kështu dhe tani që po e mendoj dhe po e shikoj prap, dua thjesht ta lë mbrapa, dua thjesht ta lë të iki, dua të shikoj vetëm para për veten time.”,-Donaldi.
Ndërsa Beatrix tha se për të gjithë ishte e qartë që Donaldi ishte single,, por tha se nuk i kanë në dorë mendimet e të gjithëve, por thjesht ta jetojnë këtë eskperiencë.
Comments are closed for this post.