Secili prej nesh mund ta parandalojë dhunën, ndërsa viktimat e dhunës me bazë gjinore, gratë dhe vajzat, duhet ta dinë se nuk janë vetëm, publikoi sot në profilin e tij në facebook ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Ai tregon se e mbështet fushatën “16 ditë aktivizim kundër dhunës me bazë gjinore”, e cila synon të ndërgjegjësojë publikun për rëndësinë e kontributit individual dhe kolektiv në luftën kundër dhunës me bazë gjinore.
Vetëm së bashku mund të luftojmë kundër heshtjes dhe stigmës, por edhe të sigurojmë mbështetje, mbrojtje dhe një mjedis të sigurt që do t’i inkurajojë viktimat të flasin me zë të lartë dhe t’i thonë jo dhunës”, ka shkruar Filipçe.
Comments are closed for this post.