Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për gazetën greke “Ta Nea” thekson se Ballkani Perëndimor nuk është në një fazë të mirë, duke i bërë thirrje BE-së që të ketë kujdes.
“Faktorët politikë brenda dhe jashtë Ballkanit Perëndimor, në Bashkimin Evropian, duhet të jenë të kujdesshëm. Simptomat e këtij lloji nuk duhen nënvlerësuar”, u shpreh për gazetën greke kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Rama është pesimist për çështjen e hapjes së bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në në fund të këtij viti.
“Kjo nuk është hera e parë që dëgjoj parashikime të tilla nga zyrtarë të lartë të BE-së dhe nuk do të jetë hera e parë që ata nuk arrijnë të përmbushin premtimet e tyre. Nuk pres asgjë”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për gazetën greke “Ta Nea”.
Me rastin e takimit të fundit në Beograd në kuadër të iniciativës “Ballkani i hapur”, kryeministri shqiptar tha se nuk është bërë aq përparim sa ai dëshiron dhe se në takimin e ardhshëm në Tirane do të arrihen objektivat e caktuara për tregtinë e lirë të produkteve
Comments are closed for this post.