Qytetarët e Serbisë u ‘frikësuan’ pasi disa sizmologë paralajmëruan se zona e Маumadija mund të goditet nga një tërmet i fortë në vitet e ardhshme.
Seria e tërmeteve që goditën Mlladenocin fundjavën e kaluar, tregojnë se zona ku për një kohë të gjatë nuk ka pasur aktivitet sizmik është e gjallë dhe në të është grumbulluar aktivitet sizmik.
Në periudhën e ardhshme, ndoshta për dhjetë vjet, mund të pritet një ndikim i fortë, thotë sizmiologia Sllavica Radovanoviq për portalin Telegraf.
E pyetur se sa mirë është që aktiviteti filloi me tërmete relativisht më të lehta, ajo shpjegon:
“Kjo tregon se tashmë ka aq shumë energji të akumuluar, saqë kur ndodh njëra, mund të provokojë tjetrën. Është njësoj sikur kur njerëzit janë të disponuar për një debat, mjafton një për të filluar dhe të tjerët do ta pranojnë”, thotë Radovanoviq.
Se nëse do të ketë një tërmet të fortë në zonën e Sumadijës apo ai aktivitet sizmik mund të përfundojë me disa të lehta, Radovanoviq tha se një goditje e fortë është e pashmangshme, gjegjësisht se ky aktivitet sizmik do të përfundojë me një tërmet të fortë.
“Nga pikëpamja e ndërtimit, situata ka ndryshuar ndjeshëm. Ka nje ndertim te mire. Prandaj, nuk ka asnjë arsye për panik. Thjesht, ky është një paralajmërim që edhe nëse ka një ndërtim të keq, duhet përmirësuar pak, forcuar, sepse do të kemi tërmete në të ardhmen. “Ne nuk jemi pa ta,” tha Radovanoviç.
Comments are closed for this post.