Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoftojnë se komunikacioni në vend po zhvillohet pandërprerë dhe me rrugë të thata.
Nga atje thonë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të ulët.
Nga LAMM njoftojnë se në vendkalimet kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi nuk ka pritje të gjata.
Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.
Comments are closed for this post.