Nuk qetësohet toka në Shqipëri, në pjesën kufitare drejt Maqedonisë së Veriut, në afërsi të Dibrës. Pas serisë së djeshme të tërmeteve, pasdite në distancë kohore prej disa minutave janë regjistruar dy dridhje me epiqendër në Bulqizë, rreth 30 kilometra nga Dibra.

Në ora 14 e 25 minuta u regjistrua tërmet me intensitet prej 3,2 ballë sipas shkallës së Rihterit, në thellësi prej dy kilometrave. Së shpejti pastaj u regjistrua edhe një dridhje me fuqi më të dobët.

Për shkak të afërsisë, edhe këto tërmete i kanë shqetësuar dibranët.

Pas tërmetit të djeshëm në ora 8 e 10 minuta me fuqi prej 4,5 ballë sipas shkallës së Rihterit, ata prapë i braktisën shtëpitë.