Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në tubimin në Zlletovë tha se pushteti do të humbasë, por të paktën të tërhiqet në mënyrë dinjtoze.

Mickoski shtoi se ditëve të fundit shikon një fushatë të paparë të zezë dhe propagandë e cila vetëm e konfirmon panikun në radhët e LSDM-së.

“Po e dëgjoja dje në konferencë për shtyp Zoran Zaev thotë se do të investonte në periudhën që vijon as më pak, as më shumë se 12 miliardë euro. Edhe miliardat e Ciles është një fëmijë i vogël për Zoran Zaev. Njeriu mund të thotë rehat 50, 100 miliardë, që ai e di se çfarë është një miliard. Por, ajo është ajo që Zoran Zaev e din më së miri dhe guxon më së mirë, njeriu thjeshtë nuk ka fytyrë, sepse kështu është prej natyre”, tha Mickoski.

Ai theksoi se në këtë moment armiku më i madh i marrëdhënieve etnike është pikërisht Zaev dhe partneri i tij BDI.

Në tubimin parazgjedhor në Zletovë, Mickoski theksoi se nuk ka asnjë shembull tjetër në botë ku qeveria punon kundër interesave të vendit të vet, siç bën qeveria e LSDM-së dhe Zoran Zaev me Bullgarinë dhe presionin ndaj Komisionit, duke kërkuar të pranojë gjithçka, në kundërshtim me të gjitha faktet dhe të bëjë pazare me atë që është e shenjtë për shtetin.