Rusia raportoi një numër rekord të vdekjeve në 24 orë nga COVID-19 të martën pasi infektimet vazhdojnë të rriten në Evropën Lindore. Normat e ulëta të vaksinimit e kanë lejuar virusin të përhapet shpejt.
Kremlini urdhëroi punëtorët rusë të qëndrojnë në shtëpi duke filluar nga kjo javë deri më 7 nëntor.
Vendi shënoi 1.106 vdekje në 24 orë për shkak të COVID-19, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë, duke e çuar numrin zyrtar të vdekjeve në 232.775, më i larti në Evropë.
Rusia regjistroi 36.446 raste të reja ditore me COVID-19. Vetëm rreth 49 milionë rusë, rreth një e treta e afro 146 milionë njerëzve të vendit, janë plotësisht të vaksinuar.
Për këtë përhapje të shpejtë të virusit, qeveria ka fajësuar shkallën e ulët të vaksinimit.
Ukraina dhe Bullgaria raportuan gjithashtu vdekje rekord ditore për shkak të COVID-19 të martën.
Në Ukrainë, marrja e vaksinave ka qenë edhe më e ngadaltë se në Rusi, me vetëm rreth 16% të 41 milionë njerëzve të vendit të vaksinuar plotësisht.
Ndërkohë, Bullgaria, kombi më pak i vaksinuar i Bashkimit Evropian me rreth 25% të popullsisë së rritur të injektuar plotësisht, raportoi 5.863 raste të reja të konfirmuara dhe 243 vdekje të martën, të dyja rekorde ditore kombëtare.
Comments are closed for this post.