Komiteti i Helsinkit i Maqedonisë për të Drejtat e Njeriut apelon për respektim konsekuent të së drejtës të regresit të pushimit vjetor në sektorin privat i cili është i garantuar me ligj dhe i cili duhet të paguhet deri në fund të vitit.
Nga Komiteti i Helsinkit thonë se në dy vitet e fundit janë regjistruar një numër i madhe rastesh në të cilat punëdhënësit u kanë paguar të punësuarve shumë të vogël të K-15 gjegjësisht 500 deri 100 denarë, ndërsa një numri të madh punëtoresh të cilat kanë qenë në pushim të lindjes nuk u është paguar K-15, edhe pse këtë e kanë të garantuar me ligj.
Komiteti i Helsinkit thekson se do ta ndjek situatën posaçërisht te ato punëdhënës të cilët do të tentojnë të paguajnë K-15 në shumë të vogël dhe jo të konsiderueshme për shkak vështirësive në punë dhe do të kërkojnë nga institucionet kompetente të bëjnë kontrolle me qëllim të kontrollohet nëse vërtetë punëdhënësi po ballafaqohet me probleme financiare gjatë punë për shkak se është i detyruar të paguajë K-15 në vlerë më të vogël nga baza e konfirmuar.
Apelojnë deri te punëdhënësit t’i respektojnë dispozitat nga Marrëveshja e përgjithshme kolektive për sektorin privat nga fusha e ekonomisë, ndërsa Inspektorati shtetëror i punës kërkon të bëjë mbikëqyrje të përforcuar në procesin e pagesë së K-15. U bëjë thirrje edhe organizatave sindikale ta ndjekin gjendjen me pagesën e regresit të pushimit vjetor, posaçërisht në fabrikat e tekstilit dhe lëkurës ku janë formuar sindikata, ndërsa punëtorët të vazhdojnë të paraqiten nëse u shkelen të drejtat.
Comments are closed for this post.