Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të jetë nikoqir i Ministres për Evropë dhe Amerikat të Mbretërisë së Bashkuar, Wendi Morton, e cila po qëndron për vizitë pune në vendin tonë.
Qëllimi i vizitës, sipas njoftimit ë MPJ-së, është mbajtja e takimit të parë inaugurues të Këshillit për partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, ku nga ana e Maqedonisë së Veriut do të bashkëkryesojë Ministri Bujar Osmani, ndërsa nga ana e Mbretërisë së Bashkuar do të bashkëkryesojë ministrja Wendi Morton.
“Këshilli konsiderohet si organi më i lartë punues për implementimin e Marrëveshjes së Partneritetit, Tregtisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, që do të ketë rolin e koordinatorit të zbatimit të dispozitave nga Marrëveshja dhe zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet dy vendeve. Gjithashtu në kuadër të Këshillit është paraparë që Ministrat të nënshkruajnë Rregullore për punë, si kornizë përmes së cilës do të zhvillohet bashkëpunim i plotë në kuadër të këtij organi”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Comments are closed for this post.