Numri i rasteve aktive me Kovid-19 në shtet arrin 6.658 dhe shënon rënie prej rreth 4000 krahasuar me javën paraprake. Më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm janë në kryeqytet, 3.391, pas së cilës vijon Kumanova me mbi 500, ndërsa Demir Kapia me tre dhe Dojrani me një gjithnjë e më pak raste aktive. Për ballafaqim më efikas me pandeminë edhe gjatë ditës së djeshme ishin dërguar thirrje për tempo të përshpejtuar për imunizim me masa simuluese, qytetarët në kohë të shkojnë në mjek dhe të mos trajtohen më vete.
Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) ka apeluar te qytetarët të cilët janë pozitivë me Kovid-19, të mos pranojnë trajtim në kushte shtëpiake, nëse për atë nuk deklarohet mjeku amë dhe të kërkojnë dokument për terapinë dhe mënyrën e trajtimit.
Apeli vijoi prejse, deri te KSHPK kanë marrë ankesa nga një punonjës shëndetësor, për një person të vdekur të infektuar me Kovid-19, e cila pas diagnozës së vërtetuar nga mjeku amë, pas 14 ditëve të infektimit, ka ardhur në Qendrën për kovid, në gjendje shumë të keqe shëndetësore dhe ka vdekur vetëm disa orë pas pranimit. Familjarët e afërt të të vdekurës deklaruan se ajo shtatë ditë është trajtuar në kushte shtëpiake me terapi të infuzionit dhe i kanë treguar emrat e saktë të barnave të cilat i janë dhënë, ndërsa të njejtat i ka potencuar në deklaratë me shkrim edhe punonjësi shëndetësor i cili ka kryer pranimin e pacientes kur ka vdekur.
Analizat e Institutit për hulumtime ekonomike dhe politike Fajnans think, sërish, treguan se vaksinimi i ka zvogëluar shpenzimet për hospitapizim për 107,8 milion denarë ose 2,8 milion euro gjatë pesë javëve të fundit nga vala delta. Vaksinimi, sipas vlerësimeve, e ka zvogëluar hospitalizimin ndërmjet 37,9 dhe 46,5 për qind dhe ka parandaluar të infektohen plotësisht rreth 14.500 njerëz ose 148 më shumë të sapoinfektuar në bazë ditore gjatë 3,5 muajve të fundit.
“Mungesa e vaksinimit mund të kontribuojë, deri në 4.595 hospitalizime javore (rreth 328 të hospitalizuar më shumë, për një javë), thuhet në raportin që dje e publikoi Fajnans think.
Bartësve të politikave u rekomandoi ta përshpejtojnë tempon e vaksinimit me vendosje të masave simuluese si për shembull vauçerët me vlerë veçanërisht në qytetet ku ka nivel më të ulët të popullatës së vaksinuar. Edhe sektorit privat i rekomandohet përmes masave simuluese t’i motivojë të punësuarit të vaksinohen, ndërsa gazetarët dhe hulumtuesdit ta rrisin nivelin e informimit të popullatës për efektet e vaksinimit përmes analizave të hollësishme dhe të qëndrueshme.
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se 35 për qind e popullsisë në shtet kanë marrë dy doza vaksinë, ndërsa sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38 për qind e gjithë popullsisë në vendin tonë është vaksinuar së paku me një dozë.
Sipas të dhënave të MSH-së, pas 130 rasteve të sëmurë nga koronavirusi të regjistruar në statistikën e djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orëshin paraprak numri i përgjithshëm i rasteve me kovid në shtet arriti 195.132. Në statistikën e djeshme për kovid ishin regjistruar edhe 432 pacientë të shëruar, si dhe gjashtë të vdekur, ndërsa deri tani si pasojë e Kovid-19 kanë vdekur gjithsej 6.855 persona.
Comments are closed for this post.