Shtatë viktima dhe 617 raste të reja nga Covid-19 janë regjistruar, në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri më i lartë i të infektuarvë është regjistruar në Tiranë me 207 raste, 53 në Shkodër, 33 në Fier, 28 në Lushnje, 25 në Elbasan, 22 në Durrës, nga18 raste në Sarandë, Krujë, 17 në Vlorë, nga 14 raste në Kukës, Kamëz, Vorë, 11 në Berat, nga 10 raste në Korçë, Patos, Dibër, nga 9 raste në Kurbin, Pogradec, Kuçovë, 8 në Gjirokastër, nga 7 raste në Dimal, Gramsh, nga 6 raste në Memaliaj, Lezhë, 5 në Peqin, nga 4 raste në Librazhd, Shijak, nga 3 raste në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Selenicë, Mallakastër, nga 2 raste në Fushë Arrëz, Mirditë, Rrogozhinë, Divjakë, Tepelenë, Devoll, Cerrik, nga 1 rast në Këlcyrë, Përmet, Dropull, Delvinë, Roskovec, Klos, Mat, Kavajë, Tropojë, Has.
Janë 8396 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 178 pacientë, nga të cilët 34 janë në gjendje më të rënduar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 shtatë qytetarë: 1 qytetare nga Kruja 41 vjeçe, 1 qytetar nga Durrësi 43 vjeç, 1 qytetare nga Kavaja 59 vjeçe, 1 qytetare nga Devolli, 62 vjeçe, 1 qytetar nga Lezha 79 vjeç dhe 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 78-88 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 869 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 161,497 që nga fillimi i epidemisë.
Comments are closed for this post.