Ministria e Shëndetësisë njofti se nga 2.636 testime janë regjistruar 190 raste të reja me coronavirus.
Prej rasteve të reja 93 janë në Shkup, Kumanovë 25, Prilep 13, Manastir 12, Kratovë 7, Kavadr dhe Demir Hisar 5, Tetovë dhe Kriva Pallankë 4, Veles, Ohër dhe Strugë 3, Strumicë, Kërçovë dhe Gjevgjeli 2 si dhe nga 1 rast në Shtip, Resnjë dhe Radovish.
Gjatë 24 orëve të fundit ISHP po ashtu regjistroi edhe 293 pacientë të shëruar dhe 10 pacientë të vdekur. Prej pacientëve të vdekur, 2 janë nga Shkupi dhe nga 1 në Shtip, Kavadar, Kërçovë, Prilep, Kriva Pallnakë, Koçani, Ohër dhe Strugë.
Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni gjithsej janë diagnostifikuar 192.478 pacientë me coronavirus, ndërsa prej tyre 173.625 janë shëruar dhe 6.704 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 12.149.
Comments are closed for this post.