Testimet e shpejta të nxënësve për të shmangur përhapjen e virusit kovid 19 mbeten vetëm deklarim i autoriteteve. Skriningu në shkollat fillore dhe të mesme mbetet në pikëpyetje edhe për arsyen e mungesës së kuadrove të mjaftueshme të realizojnë të njëjtën, thonë epidemiologët. Nga Qendra e Shëndetit Publik në Shkup ngrenë alarmin se është e pamundur të zbatohet një proces i tillë me stafin aktual.
“Është e vështirë se Qendrat e Shëndetit Publik nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për të shkuar nëpër shkolla dhe të bëjnë skrining teste për shkak se ne kemi punktet tona ku bëjmë testimin e rasteve tjera, të cilat janë me simptome vetëm dhe për skrining nuk do të kemi mundësi që ta mbulojmë atë pjesë. Tani Ministria e Shëndetësisë duhet të vendos se kush do ta bëj atë proces dhe si do ta realizojnë! Ndonëse nuk e di sa do të ketë sukses, por është një hap përpara dhe është mirë të bëhet – tha Lulëzime Bajrami, Epidemiologe.
As ministrja e Arsimit Milla Carovska nuk kishte informacion se kur do të nis ky proces edhe pse prej një muaji shkollat funksionojnë me prani fizike. Siç tha Carovska, rastet aktive me Covid 19 në arsimin fillor dhe të mesëm janë 0.26 %, prandaj edhe nuk mendohet për ndryshim të modelit mësimor.
“Pasi që kemi rritje të rasteve të infektimeve gati në të gjitha shkollat e Qytetit të Shkupit ku kemi edhe kllasterë të ndryshëm nëpër klasa. Nuk na paraqitet gjendja aq e mirë për shkak se ata fëmijë mandej shkojnë në shtëpi dhe e përcjellin sëmundjen nëpër shtëpitë e tyre, kështu që zinxhiri vetëm vazhdon dhe nuk ndërpritet – u shpreh Lulëzime Bajrami, Epidemiologe.
Nga Ministria e Shëndetësisë ende nuk kanë treguar metodologjinë. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se fakti që shumica e të rinjve në arsimi e kalojnë virusin në mënyrë asimptomatike, krijon nevojën që të bëhet skrining që të shihet numri real i nxënësve të infektuar. Sipas Filipçes, testimi i këtillë me testet rapid do të japë informacione të sakta për menaxhim të mëtejshëm të pandemisë.
Comments are closed for this post.