Rizoto me perime është një mënyrë kaq e mirë për t’i shijuar perimet shumëngjyrëshe pa shumë naze!
Përbërësit:
- 2 gota oriz
- 4 gota lëng mishi ose ujë
- 400 gram perime (karrota, bizele, speca)
- 2-3 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë gjelle gjalpë
- Kripë, piper i zi për shije
Udhëzime mbi përgatitjen:
- Në një tenxhere me vaj ulliri shtoni orizin dhe e skuqni me pak kripë, për disa minuta.
- Sapo orizi të jetë gati hedhim lëngun e mishit dhe perimet e prera në kubikë.
- E mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë orizin me perime të ziejë duke ulur ngadalë temperaturën.
- Pas 20 minutave shtojmë gjalpin e shkrirë. Fikim sobën dhe pas 10 minutash mund ta servirni rizoton. Ju bëftë mirë!
Comments are closed for this post.