Kryeministri Zoran Zaev për zjarrin në spitalin modular në Tetovë tha se organet hetuese duhet ta përfundojnë punën dhe se nuk ka problem që në Kuvend të thirren të gjithë përfaqësuesit në denat në mënyrë që të merren përgjigjet që populli duhet t’i dëgjojë.
“Nuk i shmangemi transparencës dhe kontributit që të zbulohen të gjitha detajet dhe të jepen të gjitha përgjigjet se çfarë ka ndodhur në spitalin e Tetovës. Por, ashtu siç është rendi, së pari duhet që organet hetuese ta përfundojnë punën. Nuk mund të jenë përfaqësuesit politik kryesorë në hetim. Kur do të përfundojë hetimi do të bëhet i ditur”, tha Zaev.
Në lidhje me kërkesën e OBRM-PDUKM që të formohet Komision në Kuvend që të dëgjohen të gjitha palët në lidhje me rastin tragjik, kryeministri Zaev tha se Kuvendi e ka këtë të drejtë dhe e ka praktikuar në të kaluarën për të hapur debat përmes KOmisionit.
Ai tha se nuk e ka ndërmend ta shkarkojë Filipçen për shkak të letrës që dje e dërguan kirurgët e Spitalit “8 shtatori” për shkak të kushteve jo të mira.
Comments are closed for this post.