Targat e makinave zyrtare do të jenë me ngjyrë tjetër
Shumica e institucioneve shtetërore i ka dorëzuar tek Komisioni për Pengimin e Korrupsionit të dhënat për automjetet zyrtare, që shërbejnë për parandalimin e keqpërdorimit të tyre për fushatën parazgjedhore. Anëtarja e antikorrupsionit Katica Nikollovska thotë se, të dhënat nga një numër i madh i institucioneve i kanë pranuar para se të bëhen ndryshimet e Kodit zgjedhor, si dhe para se KSHZ ti miratojë afatet e reja të cilat dolën nga ndryshimet e lodit. Ajo shton se qytetarët tani përmes ueb faqes së anti korrupsionit mund të njoftojnë për keqpërdorime të automjeteve zyrtare për qëllime partiake.
E vetmja gjë për të cilën duhet të përpiqen personat të cilët dëshirojnë të bëjnë njoftime se diçka keqpërdoret, është që nëse kanë mundësi të fotografojnë, të shënojnë lokacionin, datën, personat përkatës dhe të gjitha këta ti ngarkojnë në ueb faqen e aplikacionit të Komisionit dhe ta dërgojnë në adresën tonë. Gjithsesi se mund ta bëjnë këtë në mënyrë anonime, ose edhe publikisht nëse duan. Por gjithsesi ata të dhëna mbesin vetëm për komisionin, ne nuk i publikojmë ato automjete”, tha Katica Nikollovska, Komisioni për Antikorrupsion.
Nga Komisioni anti korrupsion thonë se tek institucionet përkatëse do të dorëzojnë propozim me të cilin targat e automjeteve zyrtare do të bëheshin më shpjete të dallueshme.
Mendojmë të propozojmë që targat e automjeteve zyrtare të jenë me ngjyrë tjetër. Siç janë të automjeteve diplomatike me ngjyrë të zezë, të automjeteve zyrtare të jenë me ngjyrë të verdhë ose të kaltër. Sidoqoftë atëherë nuk ka nevojë as për regjistrim në asnjë lloj institucioni, sepse do të jenë aq të dukshme saqë çdo kush do ta dinte se cili automjet i kujt institucioni është, si shfrytëzohet dhe kur shfrytëzohet”, theksoi Katica Nikollovska, Komisioni për Antikorrupsion.
Veprimi i këtillë, sipas Nikollovskës do ti ulë edhe përpjekjet për keqpërdorimin e automjeteve zyrtare edhe kur nuk ka procese zgjedhore. Komisioni Shtetëror i zgjedhjeve miratoi afatet e reviduara të procesit zgjedhor, sipas të cilave institucionet shtetërore kanë mundësi deri më 25 shtator në mesnatë ta njoftojnë Komisionin e Antikorrupsionit me të gjitha të dhënat për automjetet zyrtare.
Mefail Ismaili
Comments are closed for this post.