Ministri i Punëve të Jashtëm, Bujar Osmani dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz sot nënshkruan Marrëveshje për Bashkëpunim në fushën e Diasporës.
Marrëveshja u nënshkrua gjatë seancës së përbashkët qeveritare mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Me këtë Marrëveshje mundësohet shkëmbimi i përvojave në të dy ministritë përgjegjëse, duke pasur parasysh numrin e madh të qytetarëve të dy shteteve me qëndrim jashtë vendit.
Sot u nënshkruan 11 marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim, të cilët shifrën ekzistuese prej 42 dokumenteve të nënshkruara e rrisin në 53.
Comments are closed for this post.