Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se nuk do të ketë të ardhme të Evropës pa Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Rama fjalimin në Forumin Strategjik të Blendit, e ka nisur me batuta të cilat tregonin gjendjen e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian.
“Ne në Ballkan duhet të ruajmë diçka fort, ne qeshim edhe në vuajte, e që evropianët nuk janë në gjendje ta bëjnë”, tha Rama, duke treguar batutën e optimistit dhe pesimistit në lidhje me proceset integruese në BE.
Ai ka thënë se Ballkani Perëndimor nuk kërcon ‘licencë’ të jenë evropianë, pasi në realitet, janë evropianë.
Kryeministri i Shqipërisë potencoi para të pranishmëve në Forum se nuk ka të ardhme të Evropës pa pa Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Nëse BE-ja do të vazhdojë kështu, nuk do të jetë mirë për ne, por do të jetë më keq për Bashkimin Evropian”, ka thënë ai..
Ndryshe, të mërkurën ka nisur të mbahet Forumi Strategjik në Bled të Sllovenisë, ku pjesëmarrës janë krerë të lartë shtetesh evropiane bashkë me liderë nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Forumi është i ndarë në dy panele, në të cilat do të diskutojnë zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, kryeministra e presidentë të shteteve të ndryshme të Evropës.
Comments are closed for this post.