Ilaix Moriba ka qenë njëri nga zbulimet e Barcelonës së Ronald Koeman edicionin e kaluar.
Mesfushori i talentuar ka zhvilluar 18 ndeshje me ekipin e parë të katalunasve, ku ka shënuar edhe një gol dhe ka dhuruar tre asistime.
Vlera e tij është rritur ndjeshëm, por lojtari ka vetëm edhe një vit kontratë te gjiganti katalunas.
Barcelona i ka ofruar kontratë të re Moribas, por ai dhe agjentët e tij e kanë refuzuar atë.
Refuzimi i kontratës së re ka acaruar tej mase drejtuesit e Barcelonës të cilët kanë ndërmarrë masa ndaj lojtarit duke e dërguar përsëri tek ekipi B.
Katalunasit i kanë bërë të qartë si lojtarit ashtu edhe agjentëve të tij se ofertën për rinovim e kanë në tavolinë dhe nuk do të ulën më të bisedojnë me ta për tjetër gjë, vetëm për rinovimin e kontratës.
Mundo Deportivo ka shkruar se drejtuesit e katalunasve i kanë treguar futbollistit se nëse nuk rinovon kontratën do të mbetet një vit pa luajtur për ekipin e parë ose të dytë të Barcelonës.
Moriba mund të largohet edhe këtë verë nga katalunasit, por vetëm nëse ai sjell ofertën e duhur.
Oferta e parë ka qenë nga RB Leipzig prej pesë milionë eurove, por këtë ofertë Barcelona e ka hedhur poshtë.
Barça do ta lejoj largimin e lojtarit në afatin kalimtar veror vetëm mbërrin një ofertë prej 15 milionë euro, në të kundërtën Moriba do të stërvitet një vit me ekipin B të Barcelonës, por pa pasur drejtë loje duke qëndruar në tribuna.
Comments are closed for this post.