Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 99-të miratoi masat më të reja dhe protokollet për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga coronavirusi.
Sipas rekomandimeve, Qeveria mori vendim se për hyrje në objekte hotelerike, kafene dhe bare, pa dallim të kapacitetit dhe numrit të të pranishmëve si dhe për çdo lloj feste (aheng, festë, dasmë, ditëlindje, koncert, seminar, trajnim, punëtori, konferencë, ngjarje kulturore dhe sportive, kazino, bastore sportive) të ketë të paktën një nga këtu dokumente:
– Vërtetim për vaksinim për COVID-19, përkatësisht të ketë pranuar të paktën njërën dozë të vaksinës
– Vërtetim se je infektuar nga COVID-19 në 45 ditët e fundit, duke e përllogaritur ditën e shërimit.
Kjo masë vlen për çdo lloj ngjarje në hapësira të hapura ku ka më shumë persona si dhe për hyrje në pjesën e mbyllur të qendrave tregtare.
Në të gjitha objektet hotelerike, kafene dhe bare, me këtë masë ku kapaciteti është më shumë se 30 vizitorë, duhet të ketë shërbim për kontrollim dhe zbatim të masës. Në objektet hotelerike ku kapaciteti është më i vogël se 30 persona, kontrollin e ëjnë të punësuarit në këtë objekt.
Po ashtu mbetet në fuqi ndalesa për organizim të dasmave, fejesave dhe ahengjeve në objekte të mbyllura, ndërsa llojet tjera të ngjarjeve në hapësira të mbyllura mund të organizohen me 30% të kapacitetit të vendit ku mbahet ngjarja dhe jo më shumë se 1.000 vizitorë me vërtetim të dokumenteve të COVID-19.
Nga 1 shtatori të gjithë shtetasit e huaj që do të hynë në Maqedoninë e Veriut dhe të tjerët duhet të japin certifikatë për imunizim nga COVID-19 ose vërtetim se je infektuar në 45 ditët e fundit, ose test nagativ në 72 orët e fundit.
Për qytetarët e Maqedonisë të cilët nuk do t’i kenë këto dokumente do të caktohet karantinë 7 ditore.
Comments are closed for this post.