Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi ka rezultuar pozitiv me Covid 19 informon Tetovasot.

Dje pas disa shqetësimeve të lehta shëndetësore, u testova dhe rezultova pozitive ndaj #COVID19 ka deklaruar z. Arifi.

Duke respektuar protokolet shëndetësore, në ditët në vijim do të qëndroj në vetizolim duke marrë terapinë e nevojshme u shpreh ajo.

Edhe pse para me shumë se 1 muaj e gjysëm pranova dozën e dytë të vaksinës, virusi është ende mes nesh dhe mund ta prekë gjithësecilin!
Falë vaksinimit deri më tani kam vetëm simptoma të lehtë, andaj inkurajoj të gjithë qytetarët që sa më shpejtë të vaksinohen! ka shkruar e para e Komunës së Tetovës në rrjetet sociale.

Qëndroni të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm, mbroni veten, familjen, dhe të tjerët rreth jush! është mesazhi i kryetares Arifi.