Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka kujtuar periudhën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Ai tha, se mes opsioneve ka qenë edhe ndarja e vendit, e cila do të ishte tragjike si për shqiptarët, ashtu edhe për maqedonasit.

“Kaluam vështirësi nga më të mëdha, por cila do të ishte vështirësia më e madhe që mendoj se do të ishte tragjike edhe për shqiptarët, edhe për maqedonasit – ndarja e këtij shteti.

Tjetër është çfarë thuhet pas 20 vjetësh, por para 20 vjetësh edhe ky opsion ka qenë në tryezë.

Unë do të jem mirënjohës ndaj NATO-s, Uashingtonit, Brukselit, që ne gjetëm përkrahjen e fortë kundër këtij opsioni tragjik me pasoja shumë të mëdha për qytetarët tanë”, tha Ahmeti.