Sektori për Punë të Brendshme njofton se brenda katër ditëve në rajonin e Pollogut disa persona kanë shkelur vendimin për izolim për shkak të Covid-19, transmeton Alsat. Personat në fjalë përkundër vendimit kanë lëshuar vendin.
“Në periudhën nga data 08 deri më 11.gusht të këtij viti, efektivët e policisë së nga SPB-Tetovë në zonën e Tetovës dhe Gostivarit, kanë kontrolluar personat të cilëve u ishte dhënë vendim për izolim dhe dhe personat pozitiv me Kovid-19. Duke vepruar kështu, është arritur në përfundimin se personi D.L. nga Kosova, me banim në vendin tonë, G.S. (54) nga Tetova, dy të mitur dhe nëna e tyre A.L. (37) nga Tetova, M.G. (49) dhe A.H. (20) nga Reçica e Vogël, si dhe B.H. (35) nga Liseci Tetovës dhe M.Z. (54) nga Gostivari, të gjithë me vendim për izolim dhe trajtim në shtëpi, u larguan nga vendi”, njoftojnë nga MPB.
Comments are closed for this post.