Në rajonin e Staro Nagorçanit mbetet aktiv zjarri në Drenak, në terren të vështir për qasje, informoi sot komandanti i njësitit të zjarrfikësve, Dalibor Trajkovski. Autoritetet presin që zjarri në pjesën e maleve të shuhet me helikopter.
Nga QRMK-Kumanovë njoftojnë se zjarri në “Kokinski doll”, në drejtim të Arbanashko është shuar tërësisht.
Në Kumanovë ka vatra aktive të zjarreve në Lipec, Murgash, informoi sot Dejan Ilievski, komandanti i njësitet të zjarrfikësve në Kumanovë.
“Bëhet fjalë për terren të hapur, zjarri është nën kontroll, informoi Ilievski.
Mbrëm ka pasur zjarre në Pukovsko, pezovo, Beljakovec, Jaqince dhe Opae.
Comments are closed for this post.