Ndryshimi “i shkëlqyeshëm” i një gruaje ka përçarë opinionin në rrjet, teksa shumë sugjeronin se transformimi i saj shokues nuk është i vërtetë.
Blogger-ja e njohur si Valeria Voronina, që besohet se është nga Rusia, shpërndau videon e saj të makiazhit ekstrem në rrjetin TikTok , e cila ka mbledhur tashmë 31.2 milionë shikime.
Por, disa përdorues nuk u impresionuan me transformimin kozmetik, duke insistuar se nuk bëhej fjalë për të njëjtin person, ose ndryshe se Valeria kishte manipuluar imazhet paraprake për t’u dukur më e shëmtuar se çc’është në të vërtetë.
Një person shkruante: “Jam mashtrimi i radhës, prandaj nuk kam besim te gratë”.
Edhe një tjetër ishte dakord: “Nuk është i njëjti person, sepse e dalloj nga hunda”.
Ndërsa dikush tjetër insistonte: “Është i njëjti person. Mund ta dallosh nga rreshti i fundit i dhëmbëve. Është një makiazh i mahnitshëm”.
Megjithse video e Valerias duket se ka ndërhyrje të konsiderueshme, fansat ende nuk arrijnë të kuptojnë diferencën që mund të bëjë një makiazh i syve dhe i buzëve.
Në shumicën e videove të saj, ‘influencuesja’ shihet e pakuruar dhe pa lyer, me flokë të rrëmujshme dhe me syze. Por më pas ajo transformon veten duke marrë pamjen e lavdishme me të cilën shikon në mënyrë provokuese nga kamera.
Comments are closed for this post.