Pas disa muajsh në arrati, përfundon në prangat e policisë këngëtarja Fjolla Morina. Ajo ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare, ndërsa mësohet se u arrestua në një lokal në Prishtinë.
Morina u arrestua në shtator të vitit 2020 , pasi u kap me dy pistoleta në çantë teksa përpiqej të kalonte kufirin drejt Shqipërisë nga dogana e Morinës. Mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municioneve në Shqipëri.
Gjykata e Kukësit dha masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ku këngëtarja mori me qira një banesë në Kukës për të qëndruar. Mirëpo, ajo arriti të arratisej
Më pas, në prill të këtij viti, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës depozitoi vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.
Comments are closed for this post.