Ministria për Punë të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme ka sanksionuar gjithsej 253 vozitës, për shkelje të rregullave të trafikut.
Nga MPB thonë se prej gjobave të shqiptuara, 73 për tejkalim të shpejtësisë, 63 gjoba ngasje të makinës në gjendje të dehur, 18 gjoba për vozitësit e motoçikletave, 23 për ngasje pa patentë shoferi.
Nga MPB njoftojnë se kanë shqiptuar edhe 5 gjoba për përdorim të telefonit, 6 për makina të paregjistruara, 12 për vozitës fillestar dhe 29 për parkim të parregullt.
Comments are closed for this post.