Serhio Ramos tashmë edhe zyrtarisht është futbollisti i ri i PSZH-s. Ramosi, 35 vjeçar u largua nga Real Madridi si lojtar i lirë në fund të sezonit të kaluar, teksa sot është prezantuar si lojtari më i ri i nënkampionëve të Francës. Spanjolli pasi kaloi testet mjekësore, sot firmosi kontratën dy vjeçare, dhe do të fitojë pagë prej 15 milionë eurosh në sezon.
“Është vendi më i mirë q ëtë vazhdojë të ëndërrojë dhe klubi më i mirë ku mund të vazhdojë që të shënojë fitore. Do të luftojë me gjithçka që kam që të arkëtojmë gjithçka,” tha mes tjerash Ramos në prezantimin e tij te skuadra francize.
Ramos bëhet nënshkrimi i katërt i PSG këtë sezon, pas Achraf Hakimit, Xheorxhnio Uajnalldum dhe Xhianluixhi Donaruma.
Comments are closed for this post.