Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në Forumin e Prespës ka takuar liderët e Ballkanit mes të cilëve edhe Edi Ramën dhe Albin Kurtin, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ahmeti në Facebook ka nxjerrë fotografi nga një takim miqësor me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama me mbishkrimin se ai është i veçantë.
“E urova për fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe si gjithmonë, pa asnjë dyshim, e sigurova që tek unë ka një vëlla dhe një derë të hapur për punë të mbara” ka shkruar Ahmeti.
Ai më vonë është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe janë bashkëngjitur në një takim tripalësh, Ahmeti, Kurti, Rama, të ndjekur nga zyrtarë të tre qeverive.
Comments are closed for this post.