Edukimi dhe informimi i qytetarëve është thelbësor për kuptimin dhe pranimin e tyre të rëndësisë së dhurimit të organeve, për transplantim, thotë koordinatori kryesor për transplantim, Maja Mojsova Mijovska.
Në paraqitjen e saj në emisionin “200” në Alsat, ajo ndau disa shembuj në të cilët për shkak të vdekjes së papritur të një personi, ishte mundësuar vazhdimi i një jetë tjetër njerëzore.
“Fakti që një pjesë e të dashurit të tyre jeton në dikë tjetër … Unë njoh dy familje që shoqërohen. Ata që dhanë dhe ata që morën. Edhe ata janë të afërt. Kjo afërsi besoj do të mbetet deri në fund të jetës”, tha dr. Mojsova.
Comments are closed for this post.