Të dielën paradite, në Policinë e Tetovës, një 39-vjeçare ka denoncuar se ka vrarë bashkëshortin. Ajo ka thënë se ka përdorur send të fortë gjatë vrasjes së 51-vjeçarit.
“Në orën 11:35 në SPB-Tetovë, A.S (39) nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 11:00 në shtëpinë e tyre në Tetovës ka kryer vrasjen e bashkëshortit të saj 51-vjeçar, me të cilin nuk ka pasur kurorë. Sipas denoncimit, në kryerjen e veprës penale e dyshuara ka përdorur send të fortë”,ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Tetovës, Marjan Josifovski.
Në vendngjarje është kryer ekspertiza nga ana e Prokurorit Publik dhe ekipt të SPB-Tetovë, kurse trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Pas dokumentimit të rastit kundër A.S do të ngritet kallëzimi përkatës.
Comments are closed for this post.