Granit Xhaka thuhet se dëshiron të bashkohet me çdo kusht me Jose Mourinho te Roma, duke e shtyrë Arsenalin që ulë çmimin e kërkuar 17.5 milionë euro.
Sipas Sky Sport Italia, negociatat po vazhdojnë mirë midis klubeve për shqiptarin.
Oferta e parë prej 15 milionë euro u refuzua, por thuhet se Topçinjtë kanë hequr dorë nga kërkesa e tyre prej 25 milionë euro, duke e ulur shifrën te 17.5 milionë euro.
Kjo do të thotë që hendeku mund të plotësohet me disa bonuse të lidhura me paraqitjet.
Xhaka po luan një rol kryesor në proces, duke e shtyrë Arsenalin ta lirojë që të punojë me Jose Mourinho në “Olimpico”.
28-vjeçari është nën kontratë deri në vitin 2023, ndërsa në klub është që nga viti 2016.
Ai ishte blerë për 45 milionë euro nga Borussia Monchengladbach.
Comments are closed for this post.