Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në kovid qendrat në SHkup nuk ka hospitalizime të reja të pacientëve me coronavirus.
“Gjithsej 48 persona shërohen në Repartet Infektive në Shkup. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 4 pacientë, ndërsa numri i pranimeve gjatë ditëve të fundit po zvogëlohet dhe deri në ora 8 të mëngjesit ka pasur 90 vende të lira”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Ndryshe gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.619 testime dhe u regjistruan 28 raste të reja, ndërsa prej tyre 16 ishin në Shkup, 9 Kumanovë, Tetovë 2 dhe 1 në Prilep.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 155.469 pacientë, ndërsa prej tyre 149.551 janë shëruar dhe numri i të vdekurve është 5.467.
Comments are closed for this post.