Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka deklaruar se në bazë të përvojës në rajon, lloji indian i coronavirusit nuk pritet që ta përkeqësojë gjendjen epidemiologjike në vend.
Ai theksoi se autoritetet shëndetësore e ndjekin me vëmendje situatën, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa ekspertët thonë se vaksinimi masiv mund ta parandalojë ekspansionin e virusit, por paralajmërojnë se qytetarët nuk duhet të çlirohen.
Ndërkohë, epidemia në Maqedoni është duke u ngadalësuar. Për një javë numri i infektimeve të reja ka rënë për 30 përqind. Raporti i Institutit për Shëndet Publik tregon se për shtatë ditë, janë regjistruar vetëm 155 raste të reja.
Gjithashtu është ulur edhe numri i vdekjeve. Për një javë janë regjistruar vetëm 13 raste me fatalitet.
Numri i rasteve aktive deri sot (8 qershor) është 464.
Comments are closed for this post.