Kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për akuzat e OBRM-PDUKM-së se bëhen bisedime të fshehta me Bullgarinë ai e mohoi një gjë të tillë.

“Ne nuk kemi bisedime, as që bëjmë marrëveshje të re me Bullgarinë, kërkohen formulime për pjesën e kornizës negociuese që e miraton Këshilli Evropian, që do të thotë se vendimi është atje”, tha Zaev.

Mickoski akuzoi se infromacionet që i ka ai janë alarmante për tradhëtinë e re që e përgatit Zaev – Buçkovski.

“Buçkovski në Sofje, ndërsa Zaev nga Shkupi, këto ditë koordinojnë bisedime të fshehta ku ofrohet Deklarata e miratuar na Parlamenti bullgar të bëhet pjesë e kornizës negociuese me BE-në. Në një pjesë e dokumentit bullgar i miratuar në Kuvendi e Bullgarisë është kundërshtimi gjeneza dhe veçantia e gjuhës maqedonase, shqyrtimi i historisë dhe periudha e luftës sonë antifashiste”, tha Mickoski.