Didie Deshamp vendosi tē rikthejë sulmuesin Karim Benzema te përfaqësuesja e Francës, pas 6 vitesh përjashtim dhe e hodhi nga minuta e parë në miqësoren ndaj Uellsit, Me Kilian Mbape dhe Antoan Griezman në krah, Benzema do të ketë detyrën të udhëheqë një sulm të frikshëm, teksa pranon se reparti i avancuar po punon shumë për të rritur bashkëpunimin dhe thyer mbrojtjet e ngjeshura.
“Kemi mbyllur një sezon shumë impenjativ dhe po punojmë shumë për të gjetur parametrat fizikë optimalë. Me Griezmann e Mbappe po përmirësojmë ndjeshëm bashkëpunimin dhe po punojmë për të çarë mbrojtjet e ngjeshura, kryesisht ato me 5 futbollistë”, u shpreh Benzema.
Sulmuesi nuk u grumbullua te Franca për plot 6 vite, pas një historie shantazhi me fantazistin francez Valbuena, që detyroi trajnerin Deschamps të marrë vendimin drastik të përjashtimit, megjithatë Benzema u rikthye befasisht në listën e skuadrës që do të përfaqësojë “gjelat” në Europian.
Comments are closed for this post.