Ministria e Shëndetësisë (MSh) në Maqedoni informon se procesi i vaksinimit në të gjitha pikat në vend zhvillohet pa ndërprerë.
Nga MSH thonë se interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar rritet çdo ditë, ndërsa deri tani në platformën “vakcinacija.mk” kanë shprehur dëshirë për t’u vaksinuar 437.339 qytetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në pikat vaksinuese në shtet përfshirë ditën e djeshme, janë vaksinuar gjithsej 241.368 qytetarë. Dozën e parë dje e kanë marrë 2.067, ndërsa gjithsej dje janë vaksinuar 15.756 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 362.710, ndërsa janë rivaksinuar 121.342 qytetarë”, thonë nga MSh.
Sipas të dhënave të fundit, 47% e popullsisë mbi 70 vjeç e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 41% e popullsisë mbi 64 vjeç poashtu janë vaksinuar me të paktën njërën dozë.
Ministria e Shëndetësisë i fton qytetarët të aplikojnë në platformën online për vaksinim, pasi siç thonë, është mënyra më e lehtë për të arritur deri tek vaksinimi.
Comments are closed for this post.