Blerja e tokës përfshin zhvendosjen e njerëzve, ndryshimin e ekzistencës përmes prishjes së pronës private, kjo është tokë që është blerë / transferuar dhe ka ndikim te njerëzit që jetojnë dhe / ose menaxhojnë dhe / ose kanë biznes (kioska) në tokën që blihet.

“Sot e hapa programin tuaj parazgjedhor dhe në fushën e arsimit, imagjinoni ju premtoni digjitalizimin, platformën për mësimit elektronik, përgatitjen e video materialeve nga mësimdhënës dhe përgatitjen e teksteve shkollore digjitale. Tërë ajo për të cilën ne po flasim sot. Të ishit opozitë konstruktive, do të përfshiheshit në këtë proces dhe do të punonit në përmirësimin dhe modernizimin e arsimit. “Por ju u përpoqët të manipulonit me prindërit, mësimdhënësit dhe më tragjike me fëmijët,” tha Carovska.

Ministrja theksoi se VMRO-DPMNE qeverisi 12 vjet dhe kishte mundësi të bëjë arsim si në vendet e zhvilluara, por paratë i shpenzuat për marrëzira dhe interesa personale.

“Nga kjo përpiqemi edhe sot të lirohemi, nga të drejtat ekskluzive për tekstet shkollore të cilat janë jashtëzakonisht jocilësore, programe mësimore për të cilat keni paguar 3 milion euro,” tha Carovska.