Minsitrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot në Edrene si pjesë nga vizita zyrtare të R. së Turqisë, e vizitoi Universitetin e “Trakisë” ku kishte takim pune me profesor Dr. Erhan Tabakoglu dhe përfaqësues të direktoratit për arsim. Një nga temat kryesore për të cilën biseduan ministrja dhe rektori është avancimi i bashkëpunimit të këtij universiteti me institucionet tona arsimore, në veçanti në pjesën e shkëmbimit të studentëve dhe disiplinat shkencore.

“Republika e Turqisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut kontribuojnë marrëdhënie miqësore shumëvjeçare dhe bashkëpunim reciprok. Një nga segmentet ku mund edhe më tepër ta forcojmë bashkëpunimin është arsimi i lartë”, tha Carovska në takimin.

Në mbledhjen u diskutua për hapjen e Tehnopark në Maqedoninë e Veriut. Në këtë mënyrë do të zgjerohen mundësitë për shkëmbimin e studentëve, mobilitet të kuadrit mësimore dhe kërkime nga rëndësia reciproke.