Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot njoftoi se nga java e ardhshme pritet të shpërndahen të certifikata për Covid-19, transmeton Alsat. Filipçe tha se certifikata do të përmbajë informacione për historinë e udhëtarit me sëmundjen Covid-19.
“Javën tjetër do të lëshojmë në përdorim të ashtuquajturin `greenpass`, do të jetë QR kodi elektronik ku do të ketë të dhëna për vaksinim, për PCR test dhe eventualisht për antitrupa. Në rast se cilido prej këtyre parametrave kërkohet në cilindo vend të Evropës, t’i ketë udhëtari”, deklaroi Filipçe.
Comments are closed for this post.