Qindra prindër dhe nxënës sot kanë protesutar kundër reformave të paralajmruara në arsim me të cilat parashihet digjitalizimi i librave shkollor. Protestat kanë filluar pasi Ministria e Arimit dhe Shkencës nuk iu përgjigj kërkesave të tyre në lidhje me projektligjin për librat shkollor. Ata kanë nisur iniciativë për mbajtjen e një referendumi për t’u dhënë mundësinë qytetarëve të votojnë për reformat në arsim.
“Iniciativa do të dërgohet të hënën. Shpresojmë që të pranohet dhe të shkojmë më tej për të zgjidhur ligjërisht këtë projektligj i cili në asnjë mënyrë nuk i përgjigjet ngritjes dhe zhvillimit të shëndetshëm të edukimit të duhur të fëmijëve tanë.”, tha Dragana Spasevska nga iniciativa „Libra dhe mësim duhet të ketë“
“Është bërë pak me nxitim, defekte nga pikpamja teknike, nga pikëpamja konceptuale nuk është qëllimi vetëm të dexhitalizohet por të kalohen disa gjëra që nuk duhen kaluar përmes një dere të vogël.”, tha një prind.
“Digjitalizimi nuk është problemi kryesor në ligj, por përpjekja për të shtyrë nën një derë të vogël një arsim eksperimental hibrid që nuk është aspak i përshtatshëm për moshën e fëmijëve tanë në klasë të katërt.”, u shpreh prind.
Nga iniciativa e prindërve thonë se ligji për tekstet shkollore nuk është në interes as të prindërve, as të nxënësve, as të cilit do që është i përfshirë në procesin arsimor.
Comments are closed for this post.