Pretendimet se digjitalizimi do të vjen në shtresim klasor janë plotësisht të pabazuara, sepse me këtë reformë çdo fëmijë do të ketë qasje në pajisje TI-së, tha Dushan Tomshiq përfaqësues i MASH-it mysafire në Top Temën e TV Tellma.
Tomshiq potencoi se në shkollat me projekt mbështetur nga Banka botërore do të bëhet fond bibliotekar i tabletave ku për çdo fëmije që nuk ka një pajisje elektronike do t’i jepet tabletë me përmbajtje mësimore në mënyrë që ai ta përdorë atë.
“Askush nuk thotë se nxënësit me tabletë, celularë ose kompjuterë do të rijnë në klasë. Do të thotë ata do të kenë sigurisht mësim siç kanë pasur dhe do të ruhet marrëdhënia mësimdhënës-nxënës. Por ideja është të bëhet një anë argëtuese dhe e lehtë e të mësuarit, nga forma e letrës të transferohen përmbajtjen digjitale që do të flasin në gjuhën e fëmijës. Të cilat do të çojnë shumë përmbajtje argëtuese dhe animacione, video klipe, filma digjitalë. “Kur flasim për digjitalizimin, flasim për një përmbajtje interaktive e cila do t’u ndihmojë nxënësve më lehtë dhe më shpejtë ta mbajnë përmendësh materialin që kryesisht përsëris do ta marrin me mësimdhënësin në klasë”, tha Tomshic.
Lidhur me reagimet për përdorimin e teksteve shkollore do të nevojitet qasje në internet, Tomshiq sqaroi se tekstet shkollore elektronike do të mund të përdoren në internet gjegjësisht jashtë linje.
“Mund të hapen edhe pa kyçje në internet dhe është shumë e rëndësishme që të gjithë fëmijët nga familjet në rrezik shoqëror që nuk kanë qasje në pajisjet elektronike do ta marrin atë nga vetë shkolla.” tha Tomshiq.
Tomshiq thotë se për herë të parë me Ligjin e teksteve shkollore, ndërsa me kërkesë të vetë mësimdhënësve do të mund një mësimdhënës të zgjedhë përmbajtje nga tre tekstet shkollore mësimore dhe ta krijojë përmbajtjen në përputhje me nevojat individuale të mësimit.
“Reforma me digjitalizimin e teksteve shkollore nuk zbatohet menjëherë, prandaj gradualisht digjitalizohen tekstet shkollore vetëm nga klasa e katërt. Për klasën e parë, të dytë, të pestë, të gjashtë, të shtatë, të tetë dhe të nëntë mbetet e njëjta metodë e punës. “Vetëm në klasën e katërt do të digjitalizohen tekstet shkollore, ndërsa mësimdhënësi mësimor shkolla do t’i sigurojë fleta mësimore, mjete ndihmëse me të cilat në orë do të punojë me fëmijët”, tha Tomshiq.
Comments are closed for this post.